Deputetët e Partisë Demokratike po dalin publikisht “një nga një” për të justifikuar dështimin në zgjedhjet e Himarës.
Deputeti “besnik” i Sali Berishës, Luan Baçi paralajmëroi humbjen e opozitës në Bashkinë e Himarës. Madje, Baçi vazhdon “avazin e vjetër” prej 12 vitesh me pretendimin se Qeveria Rama i ka vjedhur zgjedhjet.
“Është një proces zgjedhor i kontestuar që në fillim. Kemi banorë të regjistruar për t’i shtuar votën PS-së. Janë shumë qytetarë që kanë karta identiteti që janë skaduar. Janë shumë qytetarë që kthehen nga votimi. Kur ka pasur raste të tilla, iu jepet e drejta qytetarëve për të hedhur votën, edhe kur karta ka skaduar. Kur panë se ata me karta identiteti të skaduara janë votues të Petro Gjikurisë, nuk i kanë lejuar të votojnë. Kur bëhet rrugë vjedhja e zgjedhjeve, ne do të denoncojmë shkeljet”, shprehet Baçi.