Dalina Buzi ka reaguar ashpër dhe tepër kritike ndaj Big Brother duke e konsideruar si qesharak.
Dalina tha se ‘gjyqi’ që iu bë Luizit lidhur me lojën e tij ndaj Kiarës nuk është aspak e duhur, pasi këngëtari nuk është dhunues. Dalina shprehet se Zhaklin Lakatari nuk mund ta cilësojë dhe t’i drejtohet me fjalët ‘zoti dhunues’ pasi sipas saj këngëtari është nevrik por jo dhunues.
“Nga java në javë programi bëhet më qesharak, nuk është normale. Ajo nuk i ka qejf këto gjëra, por Luizi nuk është maskilist e dhunues. Si mundet ajo t’i thotë zoti dhunues. Edhe Olta që bën fjalime, të gjithë përfitojnë nga situata. Kjo është një formulë që nuk është krijuar për njerëz që duan qetësi, ata janë kavie. Aty as murre nuk ka, të mbysin reklamet. Luizi nuk është dhunues por nevrik”, tha Dalina Buzi.