Friday, July 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…

by Rilindje
17/07/2026
in TË TJERA
Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…

“Kush ka kapcitet ta projektojë të nesërmen duke garantuar të sotmen do të bëjë sukses, kush rri merret prit se dje, nuk bën sukses. Dhe këtë po ja u thotë një njeri i suksesshëm”, kjo ka qenë këshilla që kryeministri Edi Rama u dha ditën e sotme përfaqësuesve të sipërmarrjeve dhe sistemit bankar në vend, gjatë një takimi ku dhe prezantoi ecurinë e programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ky program është konceptuar për t’u krijuar mundësi ndërmarrjeve të vogla të kalojnë në një nivel më të lartë zhvillimi, ndërsa atyre të mesme t’u japë mundësinë të konsolidohen dhe të afrohen me kategorinë e bizneseve të mëdha. Ai nënvizoi se skema parashikon një tavan financimi deri në 2 milionë euro dhe nuk përfshin sipërmarrjet e mëdha, pasi fokusi mbetet tek bizneset që kanë nevojë për mbështetje për të zgjeruar aktivitetin e tyre.

Gjatë diskutimit, ndërhyri edhe një prej biznesmenëve të pranishëm në sallë i cili ngriti shqetësimin për ndikimin që ka pasur forcimi i lekut dhe rënia e euros në aktivitetin e sipërmarrjeve eksportuese. Ai argumentoi se zhvlerësimi i euros ka sjellë humbje të konsiderueshme për sektorin, duke kërkuar ndërhyrje konkrete nga qeveria për të zbutur pasojat financiare dhe për të mbështetur kompanitë që operojnë në këtë treg.

“Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë…”, tha ai ndër të tjera.

Në përgjigje të këti jshqetësimi, kryeministri Rama theksoi sse ekonomia shqiptare ndodhet në një fazë krejt tjetër zhvillimi nga ajo e viteve më parë dhe se bizneset duhet të orientohen drejt transformimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë, në vend që të mbështeten tek modele që sipas tij koha i ka tejkaluar.

“Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t’ju lërë mbrapa”, iu përgjigj Rama, teksa i ndalur te debati mbi kursin e këmbimit, ai theksoi se forcimi i lekut është një tregues i qëndrueshmërisë dhe i zhvillimit të ekonomisë shqiptare, i mbështetur nga rritja e turizmit, investimeve të huaja dhe hyrjes së valutës nga aktiviteti ekonomik real.

NGA KATEGORIA

Koncerti i Kanye West/ Ditmir Bushati kritika të forta qeverisë: Vendi përballet me probleme…
TË TJERA

Koncerti i Kanye West/ Ditmir Bushati kritika të forta qeverisë: Vendi përballet me probleme…

12/07/2026
“Plas” sherri/ Gjergj Luca përplaset me analistin demokrat: S’më ka…
TË TJERA

“Plas” sherri/ Gjergj Luca përplaset me analistin demokrat: S’më ka…

10/07/2026
Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…
TË TJERA

Demokratët i sulmojnë biznesin/ Gjergj Luca “shpërthen” keq: Vetëm sa na…

09/07/2026
Karamuço befason: Rama mori një pistoletë nga Erdogan, mbetet për t’u parë…
TË TJERA

Karamuço befason: Rama mori një pistoletë nga Erdogan, mbetet për t’u parë…

09/07/2026
NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…
TË TJERA

NATO pritet “të zbarkojë” në Tiranë, gazetari tallet: Çfarë do të ndodhë…

08/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
TË TJERA

Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…

08/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…
AKTUALITET

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…

17/07/2026
Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…
POLITIKË

Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…

17/07/2026
Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…
TË TJERA

Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…

17/07/2026
Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, zbulohet LËVIZJA e demokrates që “sfidoi” Berishën…
POLITIKË

Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, zbulohet LËVIZJA e demokrates që “sfidoi” Berishën…

17/07/2026
Manjani kujton debatet në Kryesinë e PS-së: 4 orë debate për emërimin e zv.ministrit…
POLITIKË

Manjani kujton debatet në Kryesinë e PS-së: 4 orë debate për emërimin e zv.ministrit…

17/07/2026
Protestat masive për Zvërnecin/ Spiropali sfidon hapur Edi Ramën: Të është prishur gjumi! Pushteti është bërë…
AKTUALITET

Ish-ministri komenton nismën e Elisa Spiropalit: Lëvizja brenda partisë do…

16/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!