Tre të nominuarit kanë zhvilluar sot një konferencë përballë banorëve të tjerë. Luizi, Kiara dhe Bledi duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve që vinin nga ata.
Bledi tha se nëse largohet Luizi (mision i pamundur), shtepia e Big Brotherit do te kthehet ne nje “funeral”.
“Nëse del Luizi shtëpia do humbasë një pjesë madhore të identitetit të saj, do ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë, se i mishëron të dyja. Do kthehet të paktën për një javë, jo se i bëj qefin po do dukej si një agjensi funerali, ku nuk do dëgjohet asnjë lloj zhurme, po ndoshta më vonë do ta rikuperojë veten, me hyrje të reja”, tha Bledi.