Bledi Mane, një ndër personat që u futën në Big Brother VIP 2, tha sonte në Prime se ka vendosur të vetë-largohet nga shtëpia.
Bledi Mane tha se po jep dorëheqjen nga loja dhe po e bën këtë për Luizin dhe Kiarën me qëllim që “dashuria” e tyre të mos ndahet. Në komunikimin e bërë, Bledi Mane shprehu dëshirë të largohet menjëherë.
Pasi i takoi të gjithë banorët e Big Brotherit, Bledi Mane përqafoi Kiarën dhe Luizin dhe i uroi ta shijojnë dashurine e tyre. Luizi pas largimit të Bledit mori fjalën dhe shprehu mirënjohjen për këtë gjest që bëri gazetari i cili u vete-largua.