Deputeti Erion Braçe ka komentuar deklaratat e fundit Berisha se do të ndërmarrë protesta të mëdha, deri në mosbindje civile duke bllokuar porte dhe aeroporte.
Braçe tha se protestat e opozitës janë një film i parë që në fakt po bëhen disa ditë para hapjes së negociatave me BE.
“Nuk i trembemi kërcënimeve të Berishës. Film i parë. E kanë bërë vazhdimisht. Mosbindjen civile e bën populli dhe jo partitë. Bllokimi i porteve dhe aeroporteve është në dëm të popullit dhe jo qeverisë. Në Shqipëri ka dhjetëra parti. Besoj se nxitimi për të bërë protestën është para datës 15 kur hapen dhe negociatat. Kë do të rrëzojnë. Opozita të protestojë, por çfarë do të ndryshojë. Nuk ndryshon dot as vendimin e BE”, tha Braçe.












