Ilir Meta reagoi nga burgut menjëherë pasi opozita e “hallexhinjve” bllokoi prej 3 orësh akset kryesore të vendit.
I entuziazmuar nga protesta, Meta shprehet se nuk ka forcë në botë që të ndalë uraganin e lirisë që ka nisur “mosbindjen civile”.
“Mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, shkruan Meta.












