Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama pas arrestimit të Ilir Metës me urdhër të SPAK-ut.
Blushi paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse Metës do i ndodhte gjë në paraburgim, do të mbante përgjegjësi personale dhe “s’do gjente vrimë miu dhe gjylpëre për t’u fshehur”.
“U bëj thirrje gjithë spiunëve që të qëndrojnë larg selisë së Partisë së Lirisë. Paralajmërim edhe për Edi Ramën, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar, përgjegjësia është personale, jo vrimë miu, por as vrimë gjylpëre nuk do gjejë. Pati skenar për eliminim fizik të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por që për fat të mirë dështoi”, tha Blushi.