Deputeti socialist Erion Braçe e sheh prezencën e tij në listën e hapur të Tiranës si një sfidë dhe betejë që ështi i bindur se do ta fitojë.
“Me hir ose me pahir, do të më keni në Parlament”, shprehet Braçe teksa ka nisur edhe punën për fushatën.
Dhe betejën e tij Braçe e cilëson “për qytetarët, të moshuarit, pensionet, nderin, dinjitetin dhe mirëqenien”.
“Do ta bëj këtë betejë në Kuvend, ketë herë pa rregulla, pa pyetur për to; boll kam dëgjuar, pritur, analizuar, reflektuar e fundi ka qenë pa vendim, duke pritur të mendohen e mendohen ministrat! Nuk ka më kohë për ata që janë më keq sot, por nuk ka më kohë as për ata që janë më mirë sot, e do jenë në pension nesër! Për çdo të moshuar, përfshirë dhe prindërit e mi, secilin që merr më pak apo pension 20 mijë lekë! Arsyeja për të qenë deputet nuk ka lidhje me të bërit ministër; po me përfaqësimin e njerëzve!””, thotë Braçe.












