Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë, ku ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët.
Rama është shprehur se pensionistët do të marrin 50 mijë lekë shtesë nga taksa speciale mbi prodhuesit e energjisë muajin e ardhshëm. Veç kësaj, Rama tha edhe se Qeveria synon që veç rritjes së rrogës së mjekëve dhe pagës minimale, synojnë që të rritet dhe paga mestare në 900 euro.
“Jemi sot në kushtet ku mund të themi edhe penisonistëve se zotimi për të shpërndarë taksën e jashtëzakonshme që vendosëm mbi esksportuesit do ta mbajmë. Sot nuk kemi vetëm zotimin, por kemi edhe informimin konkret se për pensionistët do ketë 50 mijë lekë që do shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionin që do marrin herën e ardhshme” tha Rama.












