Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i presionit të SHBA.
Në morinë e çështjeve që ‘ziejnë’ së fundmi, që nga audio-përgjimi i 21 janarit, deri tek hetimi i pasurisë së Ilir Metës, të parët që do të arrestohen sipas Spahiut, janë ata që akuzohen për vrasje.
“Nga dita që Yuri Kim tha se politikanët shqiptarë nuk po i zë gjumi se kush do arrestohet i pari, brenda 7 ditësh kemi 5 çështje penale; e para ndaj Mediut për Gërdecin; e dyta Shkëlzen Berisha; e treta gjykata që kërkoi hetimin e pasurisë së Metës për thesarin; e katërta Lulzim Basha për financimet ruse; dhe e gjashta kaseta e audiopërgjimit të gardës, ku thuhej se urdhri për të qëlluar ishte nga lart, pra nga Berisha. Jam i sigurt që do avancohet me çështjet, jam i sigurt që do vihen në hetim politikantë më të lartë, por s’jam i sigurt për masën e sigurimit, në gjendje të lirë apo arrest me burg. Një gjë di t’ju them; se ata që akuzohen për vrasje, jo për korrupsion, ata do arrestohen të parët“, tha Spahiu.