Gushti po mbaron, emigrantët e turistët po rrallohen, por tregu i këmbimit valutor vijon të jetë i ndikuar nga efektet sezonale.
Euro ka arritur në nivelin më të ulët historik, duke u zhvlerësuar me rreth 9.5 pikë në raport me 27 gushtin e një viti më parë. Sipas ekspertëve deri në tetor Euro pritet të jetë shumë e dobët përballë Lekut.
“Pas mesit të Gusht e më tepër tani që jemi drejt fundit ka një farë rënie të flukseve të ofertës në euros, por koha e ngrohtë e ka zgjatur sezonin që mund të shkojë deri në tetor”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
Po çfarë parashikohett për në vijim? “Nuk presim ndryshime shumë të mëdha. Euro mund të ketë një rritje fare të pa-konsiderueshme në vijim”, thotë Vakaj.












