Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet prej orës 12:30 seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.
Burimet bëjnë me dije se në seancën që po zhvillohet, ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Seanca vijon të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.
Pas mbrojtjes së Beqajt do të vijojë mbrojtja e të akuzarve të tjerë. Ilir Beqaj ka kërkuar lirim me garanci pasurore në gjykatë dhe ka ofruar 5 milionë lekë të reja.
Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e sigurisë.