Prej orës 10:00 po vijon seanca në Apelin e GJKKO-së për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Kanë qenë avokatët Ermir Beta dhe Artur Selami ata të cilët kanë kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun
Avokati ka pretenduar se nuk ka asnjë kusht apo kriter që kryebashkiaku Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli. Ai ka theksuar se klienti i tij nuk ka rrezik që të prishë provat si dhe që të largohet jashtë vendit.
Si alternativë avokatët e Veliajt mësohet të kenë dhënë garanci pasurore dhe së dyti dorëzimin e pasaportës me qëllim për të shmangur largimin jashtë vendit të Veliajt nëse Gjykata ka dyshime të tilla.
Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Në fund të seancës, gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin “arrest me burg” apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.












