Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, duke kryer kontrolle të rrepta ndaj makinave me xhama të zinj.
Bëhet me dije se uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët. Mësohet se efektivët kanë janë vendosur në disa pika të qytetit dhe kanë ngritur kontroll për makina të dyshimta.
Aksioni po bëhet për të kapur persona të rrezikshëm që mbajnë armë pa leje. Bëhet me dije se uniformat blu dhe forcat “Shqiponja” kanë zbritur në terren duke ndaluar automjetet në qarkullim, si dhe duke kontrolluar brenda tyre, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.












