Më 11 shkurt ora 12:00 zhvillohet protesta e opozitës përballë Kryeministrisë, e cila prej mbrëmjes së sotme është blinduar. Burimet mediatike bëjnë me dije se në protestë mund të ketë elementë të dhunshëm pasi janë angazhuar militantë të partive opozitare.
Sot institucioni i Kryeministrisë po fortifikohet me veshje metalike për të mos e dëmtuar pronën publike. Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1,100 efektivë të policisë. Në tubimet të mëparshme, Kryeministria ka qenë shënjestër e portestuesve që kanë qëlluar me gurë në drejtim të derës apo instalacioneve.
Opozita vazhdon të mbajë “të karikuar” elektoratin e saj me shpresën imagjinare për të “Rrëzuar Edi Ramën” nga qeveria. Fillimisht u premtua që përmbysja dhe revolucioni do të vinte në “shtator” por iku vjeshta, po ikën dimri dhe opozita vazhdon me të njëjtin “avaz të vjetër”.












