I ashtëquajtur gazetar, Bledi Mane njihet për komentet e tij pikante dhe shpesh-herë thumbuese ndaj te gjithe personazheve të Big Brotherit por jo vetëm.
Ditën e sotme i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Bledi Mane sulmoi Luizin dhe Oltën për karrierën e tyre, teksa tha se nuk janë artistë. Sipas Bledi Manes, Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikë, ndërsa Oltën e etiketoi si një aktore mediokre.
“Olta është një nënë e mirë, një lojtar i mirë, por është një aktore mediokre. Ndërsa Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para i ka marrë Jozefina”, tha Bledi Mane pasi u vetë-skualifikua nga Big Brotheri.












