Sot rreth orës 20:00 do të zhvilohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Ndërkohë mësohet se në blevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e infrastrukturës.
Bbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të Kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.
Ndërkohë për protestën para Kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.












