Në mënyrë të turpshme dhe të paprecedentë, salla e Kuvendit u përfshi nga kaosi i shkaktuar prej Rithemelimit të Sali Berishes. Flakadanët që u ndezën brenda sallës u futën nga gratë deputete, të cilat nuk janë kontrolluar nga Garda.
‘Report Tv’ mëson se Albana Vokshi dhe Sorina Koti ishin dy deputetet që futën ndërmjet produkteve kozmetike, konkretisht parfumit dhe kremit anti-rrudhë, tymueset. Mësohet se Bledion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën duke ndëzur zjarrin.
Gjithashtu Gazment Bardhi ka qenë një ndër personazhet kryesorë të kaosit të krijuar nga Rithemelimi në Kuvend. Në një nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, Bardhit shkon me vrap për tek dera, por para i dalin dy gardistë, me të cilët përplaset.