Të shtunën do të shpallet finalisti ose finalistja e parë e Big Brother VIP.
Luizi dhe Dea po përballen këtë javë në një televotim për të shkuar në finale. Të dy mblodhën më shumë vota nga banorët e shtëpisë, të cilët këtë herë duhet të votonin dy emra që duan të shohin në finale. Nga një sondazh i realizuar nga xing.al, ku votuan mijëra njerëz, rezulton se emri më i votuar nga publiku si finalist i parë është Luiz Ejlli.
Luizi ka marrë 88% të votave krahasuar me Dea Mishel, e cila ka marrë vetëm 12%. Të presim konfirmimin e produksionit por shanset më të mëdha i ka Luizi për të prekur finalen e madhe të 6 majit.












