Dea Mishel herë pas here ka tentuar ta vërë në siklet Luizin me batuta ngαcmuese por nuk i ka ecur. Askush nuk e di të vertetën e sëmundjes që vuan Luizi por mbrëmjen e djeshme Dea e tepron duke i thënë kengetarit shkodran qe te shpike nje sëmundje tjetër.
“Të futem te dhoma e rrëfimit të kërkoj një libër mjekësie që të shpikësh një sëmundje tjetër se mos të ka mbaruar loja…”, i tha Dea-Luizit.
Ajo vazhdon më tej: “Mos do një gënjeshtër tjetër që të bësh lojën tënde të fortë që di vetëm ti”, thotë ajo duke ironizuar dhe i kthen kurrizin Luizit.
Luizi e kap fillin dhe i thotë pse flet me mua dhe shikon andej, apo u flet punëtorëve për këtë që the, duke nënkuptuar produksionin.
Sërish një batutë e Deas që i thotë a do ta votosh Kiarën kur të dalësh jashtë, por Luizi i përgjigjet a do ta telefonojë Amosin ti tregojë si i hipi siper Shpatit. Edhe këtu Dea u tërhoq.












