Pavlin Polia, guidë turistike foli në lidhje me situatën në Theth. Ai tha se rrugët janë bllokuar pasi dëbora ka arritur trashësinë prej 7 metrash.
Pavlin Polia theksoi se ditën e djeshme në Bogë ka pasur një dyndje të jashtëzakonshme të turistëve lokalë. Më tej ai theksoi se aktualisht nuk ka turistë të mbetur në Theth, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të marrin masa për zhbllokimet e rrugëve në mënyrë që kjo zonë të vizitohet dhe dimrit nga turistë.
“Besoj se bora në rrugën e Thethit do të pastrohet për 3 ditë. Dëbora ka shkuar rreth 7 metra. Ka pasur rënie orteqeve. Deri më tani nuk ka ndonjë turist që ka ngelur në Theth. Janë lajmëruar nga pronarët e bujtinat. Kemi shprehur shqetësim që duhet të ketë ndërhyrje me disa vende sepse rrezikohet dhe jeta e punëtorëve”, tha Polia.