Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, për arsye shëndetësore, ishte një vendim surprizë për Partinë Socialiste.
Padiskutim, një vendim i konsultuar ditë më parë me Edi Ramën përpara se ai të udhëtonte drejt Parisit për ceremoninë e hapjes të Lojrave Olimpike. Në korridoret e PS-së nuk mungojnë komentet dhe hamendësimet se kush do të jetë emri i ri në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
“Top Channel” zbulon në mënyrë informale se disa prej anëtarëve të kryesisë të PS-së, propozojnësi kandidaturë të mundshme Elisa Spiropalin, aktualisht Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Megjithatë ky është vetëm një thashethem korridoreve të selisë rozë, pasi do të jetë kryeministri Edi Ramës ai që do ta vendosë kush do të jetë kryetari i ri i Kuvendit.












