Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën për në Kuvend dy projektligjeve të hartuara nga qeveria Rama, të cilat synojnë rritjen e pagave për administratën, policine dhe shendetesine.
Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve deputeti socialist Fatmir Xhafaj kërkoi të dijë nga ministrja e Ekonomnisë, Delina Ibrahimaj se nëse “është e vërtetë që këtë projektligj po e mbajnë peng deputetët”.
“Kam dëgjuar diçka, a është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng ne?”-tha me ironi Xhafaj, duke iu referuar deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët tha se rrogat e punonjesve po vonojnë rritjen sepse deputetët socialiste e demokrate nuk po e votojne pasi duan të rrisin fillimisht rrogat e tyre.
Rama paralajmeroi se asnje deputet apo minister nuk do t’i rritet rroga, pasi prioritet per rriten ekonomike jane familjet e shtreses se mesme.












