Pas përfundimi të fjalës së tij në foltoren e Kuvendit mbrëmjen e sotme, Sali Berisha është larguar nga salla.
Para se ai të largohej deputetët demokrate janë kujdesur për liderin e tyre. Nga fotot e kapura në sallë shihet se deputetja e PD-së, Albana Vokshi kujdeset dhe i vesh pallton, e ndërsa deputeti tjeter Edi Paloka e ka shoqëruar, duke qenë se Berisha mban syze të zeza dhe i “frikësohet” ndonjë pengese të mundshme.
Sali Berisha një ditë pas sulmit ndaj tij të ndodhur më 6 dhjetor u shfaq me syze të zeza për të fshehur plagët e marra.