Deputeti i PD, Luan Baçi tha se do të protestohet kunder prokuroreve te SPAK-ut qe kane izoluar Sali Berishen.
Baçi është i vetëdishëm se është e pamundur për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
“Protesta jonë është kundër prokurorëve të SPAK që kanë izoluar Berishën. Mbahet në arrest padrejtësisht. Protesta jonë është kundër kësaj padrejtësie. Protesta nuk synon sot të rrëzojë pushtetin. E dimë që s’e rrezojmë dot sot. Protesta do ketë sukses, ka mijëra demokratë këtu, vijnë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, vijnë për çmime të ulta”, tha Luan Baçi.












