Deputeti Agron Shehaj paralajmëroi edhe burgosjen e tij.
Deputeti demokrat u shpreh se mund të ketë fatin e Ervin Salianjit, pasi vetë Shehaj ka një gjyq me socialistin Damian Gjiknurin, për shpifje.
“Situata është shume e rëndë… situata me Salianjin ndryshon çdo gjë. Nëse ndjekim këtë logjikë, edhe unë do dënohem me burg. I bie që do më hedhin në gjyq dhe do më çojnë në burg. Kushdo në Shqipëri, pas asaj që ndodhi është më pak i sigurt, i lirë seç ishte më parë. Të ishte kritik ndaj qeverisë, administratës. Kjo është shumë e rëndë. Unë kam një gjyq me Gjiknurin, që më akuzon se kam shpifur. Më ka hedhur në gjyq, unë e di shumë mirë si do shkojë ai gjyq. Nuk ka gjykatës apo prokurorë, hiq ndonjë që ka gjasa nga SPAK”, u shpreh Shehaj.












