Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza se Lulzim Basha dhe Edi Rama bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Sipas tij, Rama po synon që të bëhet president, por me më shumë pushtet nga sa gëzon sot i pari i vendit, e ndërsa Lulzim Basha të bëhet kryeministër.
“Rama është që të sjellë në Shqipëri Republikën Presidenciale ose gjysmë Presidenciale. Propozimin e ka bërë Lulzim Basha i cili dha përsëri një provë tjetër bashkëpunimi me Ramen. Basha ka bërë propozimin president nga populli, që të shpenzon 8-10 mln euro, dhe nëse do ta bësh këtë gjë, të zgjidhesh nga populli, do t’i japësh edhe pushtet ekzekutiv, do ia marrësh kryeministrit dhe do ia çosh… Dhe pastaj me sistem patronazhimi zgjidhet ky zotëria president se Lulzim Basha nuk zgjidhet president nga populli, domethënë, do qeshin edhe hijenat dhe çakejt ndër male, është shprehja e vjetër dhe për të kuptuar, e kanë bërë propozimin, 75 vota i ka vetë, 3 vota i ka Tom Doshi, 11 i ka Lulzim Basha, 89, duhen vetëm 4 vota që t’i gjëjë Rama që të bëjë këtë. Duhet ta votojë PS që të zgjidhet ai president se nga opozita nuk ka shans që t’i marrë ato vota“, tha Bylykbashi.












