Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pasi u mor në pyetje rreth dy orë nga prokurorët e SPAK-ut.
Në një prononcim për mediat, pak para se të hynte në ambientet e prokurorisë, Meta tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
“Kjo ëshë një çështje që ndikohet politikisht nga Edi Rama për të zhvendosur vëmendjen nga të tjera gjëra. Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është detyra e tij të hetoj. Jetojmë në kohën kur dëshmitë e rreme dhe kallzuesit e rremë janë bërë të modës sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet e mëdha. Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë transparent për çdo akt vendimmarje që kam marrë në të kaluar”, tha Meta.
“Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë, për ligje, për akte nënligjore dhe gjithçka tjetër, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv. kryeministër apo ministër i Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA-n, edhe CEZ-in dhe madje ministria e Ekonomisë si pronare 100% e aksioneve të KESH-it e ka denoncuar vendimin e ERE-s që favorizonte CEZ-in në dhjetor të vitit të 12-të për blerjen e çmimit të energjisë në dëm të KESH-it dhe në dëm të konsumatorëve shqiptarë” – u shpreh Meta.