Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

DETAJE nga SPAK/ Agjentët e BKH nuk gjejnë në shtëpi Vlora Hysenin, ja ku ndodhet ish-kreu i SHISH

by Rilindje
22/09/2026
in AKTUALITET
DETAJE nga SPAK/ Agjentët e BKH nuk gjejnë në shtëpi Vlora Hysenin, ja ku ndodhet ish-kreu i SHISH

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i nisur nga SPAK që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në fokus të hetimeve janë vendosur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë këtu edhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Siç raportuam dhe më herët një nga masat e firmosura nga dy prokurorët, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kishte të bënte me Vlora Hysenin, në duart e të cilës kanë qenë të gjitha “sekretet” e shqiptarëve.

Burime për mediat bëjne me dije se ish-drejtoresha tanimë, pasi ndaj saj u vendos pezullimi nga posti i shefes së SHISH, akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit”. Masa e sigurisë është miratuar nga GJKKO, por aktualisht nuk është ekzekutuar, pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, agjentët e BKH-së nuk e kanë gjetur Vlora Hysenin në shtëpi.

Sipas të dhënave të bëra publike, ish-drejtoresha e SHISH ndodhet aktualisht në Baku të Azerbajxhanit, ku raportohet se po merr pjesë në një konferencë ku janë mbledhur drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.

Për këtë arsye, masa “arrest në shtëpi” nuk është ekzekutuar deri në këto momente. Mbetet për t’u parë se si do të procedohet me ekzekutimin e vendimit në kushtet kur Hyseni ndodhet jashtë territorit shqiptar.

Sipas hetimit të SPAK, Vlora Hyseni dyshohet se ka kryer veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit.

Në qendër të dyshimeve të prokurorëve janë edhe marrëdhëniet që ajo dyshohet se ka pasur me Ergys Agasin, person i arrestuar më herët dhe i dyshuar nga organet e drejtësisë si pjesë e një grupi kriminal që po hetohet për veprimtarinë e tij në dhe rreth strukturave të AKSHI-t.

Burime për mediat bëjnë me dije se në vazhdën e këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i disa punonjësve të Policisë së Shtetit. Detajet mbi numrin e tyre, identitetet dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj secilit nuk janë bërë ende të gjitha publike, ndërsa hetimi vijon dhe pritet që prokuroria të japë më shumë informacion.

Po ashtu një zhvillim i rëndësishëm ka qenë dhe paraqitja në SPAK e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. Ilir Proda u pa teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku dhe u mor në pyetje pas kontrolleve që u kryen në banesën e tij.

NGA KATEGORIA

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi njofton ÇMIMET E REJA, ja sa do të shitet nafta e bezina…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!