I tronditur nga shembia e “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu nuk ka kursyer akuzat edhe ndaj bashkëshortes së Edi Ramës.
Biznesmeni ndër të tjera na ka habitur kur ka treguar edhe ndihmën që i ka dhënë dikur duke e punësuar Linda Ramën.
“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot” tregon Irfan Hysenbelliu.