Gazetari Endri Xhafo e detyroi Ditmir Bushatin të flasë për largimin e tij nga qeveria 4 vite më parë.
Duke sjellë në kujtesë deklaratat e Berishës në atë kohë dhe mbrojtjen që ish-ministri i jashtëm grek Kotzias bëri në media për largimin e Ditmir Bushatit, gazetari e pyet ish ministrin se kush e largoi nga detyra.
Ditmir Bushati nuk e mban dot të qeshurën në studio për këtë pyetje që ka munduar gazetarin dhe kthen përgjigjen e tij.
Gazetari: Kush e hoqi Ditmir Bushatin?
Bushati: Po çfarë duhet të them: kryeministri se normal kryeministri e heq ministrin.
Gazetari: Kush i tha?
Bushati: Po normal vetja e vet. Këtë temë e kemi harruar. (Qesh)












