Keisi është përlotur sot gjatë një bisede me Sabianin, i cili i ka dalë kundër lidhjes të bijës së tij me Kristin.
Kengetari i ka thene se jashte shtepise ai kurre nuk ka qenë kundër lidhjeve te Keisit, sepse nuk mund të ndërhyjë tek jeta e saj, por brenda Big Brotherit ka faktorë të tjerë. Keisi nga ana tjetër u shpreh se nuk e kupton shqetësimin e babait te saj i cili thotë se është kundër puthjeve përballë kamerave, pasi ato kujtime do te ngelin gjithmon në Yutube edhe ne rast se Keisi nje dite do ndahet nga Kristi.
Sabiani: Une nuk kam qenë kurrë kundër lidhjeve të tua jashte shtepise! Do gomarin ti? Ça do bëj unë? Merr ke te duash…
Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi
Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre…
Keisi: Nuk e kuptojnë fare (qan)
Sabiani: Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera që…
Keisi: I di, i di të gjitha, ti e di tipin tim












