Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur pas përfundimit të mbledhjes se Qeverisë, ku bëri të ditur një seri vendimesh të rëndësishme.
Manastirliu tha se me anë të subvencionit, do të bëhet e mundur që kategoritë në nevojë të punësohen në këto ndërmarrje dhe të paguhen nga shteti me një rrogë minimale, po ashtu edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 3 vitet e ardhshme.
“Sot qeveria ka miratuar një seri vendimesh për kategoritë në nevojë integrimin e tyre në tregun e punës duke miratuar një vendim i cili vihen në zbatim të ligjit. Format e mbështetjes nëpërmjet subvencionit do të bëjnë të mundur që individë nga kategoritë e disavantazhuara që janë pjesë e programeve e mbrojtës sociale duke mundësuar që shteti të subvencionojë pagën minimale për 3 vite si edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Një ndër elementet që duhet të plotësojnë ndërmarrjen sociale, është që deri në 50% e të punësuarve duhet të jenë individë që janë pjesë e mbrojtës sociale”, u shpreh Manastirliu.












