Plani i kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak për emigrantët, prek edhe shqiptarët. Propozimet përfshijnë një marrëveshje të re me Shqipërinë që do të përshpejtojë largimin e mbi 13,000 qytetarëve të saj që mbërritën në Angli me gomone.
Ka plane për të dyfishuar numrin e punonjësve të çështjeve të azilit me një zotim për të eliminuar numrin e kërkuar të kërkesave ekzistuese deri në fund të vitit.
Sunak tha se qeveria po dërgonte një mesazh të qartë se “mjaft është mjaft”. Ai tha se njerëzit kishin “të drejtë të zemëroheshin” për dështimin e përsëritur për të trajtuar çështjen, por premtoi se këtë herë do të ishte ndryshe. “Kjo qeveri do të bëjë atë që duhet bërë”.
Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama deklaroi se së bashku me qeverinë britanike “do të ngrihet një skuadër speciale e përbashkët për të ndaluar shqiptarët që të udhëtojnë me gomone drejt Britanisë”.