Wednesday, November 5, 2025
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Drafti i Kodit të ri Penal, Bashkimi Europian jep qëndrimin e tij…

by Rilindje
02/08/2025
in AKTUALITET
Drafti i Kodit të ri Penal, Bashkimi Europian jep qëndrimin e tij…

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë.

Delegacioni i BE në vendin tonë thotë se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve dhe aktualisht po shqyrton projekt-ndryshimet e propozuara, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh.

“Jemi në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”, thuhet në njoftim.

Rishikimi i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë dhe për këtë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore.

“Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së. Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Tags: Bashkimi EuropianQeveriaramaRilindje.infoShqiperiaVendimi

NGA KATEGORIA

“Ta gëzojnë!”/ Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët: Ja kategoritë që përfitojnë…
AKTUALITET

Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe e “tortës” i shkon pensionistëve/ Çfarë pritet…

05/11/2025
U emërua 4 muaj më parë/ Jep DORËHEQJEN nga drejtimi i Kadastrës në qytetin…
AKTUALITET

U emërua 4 muaj më parë/ Jep DORËHEQJEN nga drejtimi i Kadastrës në qytetin…

04/11/2025
Ish-ministrja Etilda Gjonaj merr “postin” e rëndësishëm pranë kryeministrit Edi Rama
AKTUALITET

Ish-ministrja Etilda Gjonaj merr “postin” e rëndësishëm pranë kryeministrit Edi Rama

03/11/2025
Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…
AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…

03/11/2025
EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit
AKTUALITET

EMRAT/ Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit

03/11/2025
LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese merr VENDIMIN befasues për Erion Veliajn
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese merr VENDIMIN befasues për Erion Veliajn

03/11/2025

LAJMET E FUNDIT:

Rama përgëzon SPAK-un në Samitin e BE: Jemi të vetmit që kemi…
EDI RAMA

Rama përgëzon SPAK-un në Samitin e BE: Jemi të vetmit që kemi…

05/11/2025
Klod Lala tregon sa jetëgjatë do jetë vendimi i Kushtuetueses për Veliajn: Ja kur mund të shkarkohet nga qeveria…
TË TJERA

Klod Lala tregon sa jetëgjatë do jetë vendimi i Kushtuetueses për Veliajn: Ja kur mund të shkarkohet nga qeveria…

05/11/2025
Vendimi i papritur ndryshon qëndrim/ Edi Rama kërkon lirimin nga burgu të Veliajt
POLITIKË

Vendimi i papritur ndryshon qëndrim/ Edi Rama kërkon lirimin nga burgu të Veliajt

05/11/2025
“Ta gëzojnë!”/ Lajm i mirë nga Qeveria Rama për pensionistët: Ja kategoritë që përfitojnë…
AKTUALITET

Shteti ndan paratë, pjesa më e madhe e “tortës” i shkon pensionistëve/ Çfarë pritet…

05/11/2025
Gjoba 500 mijë lekë i shkon “surprizë”, moderatorja shqiptare apel shtetit: S’kam qenë…
SHOWBIZ

Gjoba 500 mijë lekë i shkon “surprizë”, moderatorja shqiptare apel shtetit: S’kam qenë…

05/11/2025
Nuk i rezistuan kohës/ E papritur! Neda Balluku kërkon divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut
SHOWBIZ

Nuk i rezistuan kohës/ E papritur! Neda Balluku kërkon divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

05/11/2025

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!