Friday, November 6, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Drafti i Kodit të ri Penal, Bashkimi Europian jep qëndrimin e tij…

by Rilindje
02/08/2025
in AKTUALITET
Drafti i Kodit të ri Penal, Bashkimi Europian jep qëndrimin e tij…

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë.

Delegacioni i BE në vendin tonë thotë se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve dhe aktualisht po shqyrton projekt-ndryshimet e propozuara, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh.

“Jemi në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen”, thuhet në njoftim.

Rishikimi i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë dhe për këtë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore.

“Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së. Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Tags: Bashkimi EuropianQeveriaramaRilindje.infoShqiperiaVendimi

NGA KATEGORIA

Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…

06/11/2026
Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…
AKTUALITET

Del nga SPAK/ Përse u pyete nga Prokurorët? Ja çfarë thotë Ardit Gjebrea…

06/11/2026
Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, ministri: Ja si do të zgjidhet situata dhe kur pritet të nisin fluturimet

05/11/2026
LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…
AKTUALITET

LAJM I KEQ për Shqiptarët/ Rriten çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina…

13/10/2026
EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…
AKTUALITET

EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e burgjeve! Kush është juristja, ish vartëse e Fatmir Xhafajt…

13/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Po iku Rama, kush do të vijë? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/11/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Përplasja me Ramën/ Erion Veliaj publikon VIDEON: Sikur në Hënë të më çojnë, unë…

06/11/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
AKTUALITET

“Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E BUKUR: Nga 1 Janari do të…

06/11/2026
E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH
TË TJERA

E preferuara e Ramës/ Kush është “Konsulentja” që do të zëvendësojë Vlora Hysenin në SHISH

06/11/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama i befason me LËVIZJEN e fundit…

06/11/2026
Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…
AKTUALITET

Merr fund trafiku kaotik! Vjen SUPER LAJMI për bypass-in e Elbasanit…

06/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!