Modelja Kejvina Kthella është ndër banoret më të përfolura në shtëpinë e “Big Brother”. Duket se menjëherë ajo ka fituar vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve të tjerë.
Por duket se interesi i modeles është pikërisht për Kristin. Kujtojmë se djali i Robert Aliajt ka deklaruar se jashtë ka një lidhje dhe një person që e pret, ndaj edhe zgjedh të qëndrojë sa më larg femrave. Modelja ka terhequr vemendjen me veprimin e saj të fundit brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliajt.
Në fakt modelja e pëlqen Kristin dhe ka nisur ta joshë atë. Ndërkaq, Kejvina nuk i ka ndalur edhe provokimet e drejtpërdrejta ndaj tij në kuzhinë: “Dua edhe salçiçe…”, tha Kejvina, batutë që ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre.