Agron Duka, ishte sot pjesë e takimit të Partisë Demokratike me diasporën shqiptare në Milano, ku theksoi rëndësinë e votës së emigrantëve për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Duka u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të votojnë kundër qeverisë aktuale dhe të përmbysin qeverinë Rama.
“Këneta e Rilindjes qelbet era korrupsion. Ky sistem i kalbur mund të shkulet vetëm nëse e largojmë dhe për këtë na duhet vota juaj” u shpreh Duka, duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama që e ka cilësuar PD-në vazhdimisht si “kënetë.
Realiteti është krejt i kundërt pasi këtë e tregojnë të gjitha sondazhet ku dyshje Berisha-Meta kanë humbur mbështetjen popullore dhe ndiqet vetëm nga një “grusht” i vogël njerëzish./ Rilindje.info /












