Luiz Ejlli e ka shprehur shumë herë që qëllimi i tij më i madh është të fitojë Big Brother dhe duket se asgjë nuk e ndal, edhe pse ka patur debate të shumta e deri tek ndarja e fundit me Kiarën.
Gjatë një bisede me Shpatin, Luizi ka treguar edhe opsionin që ka menduar nëse nuk fiton çmimin e madh. Ai tregoi se nëse nuk fiton, do largohet për në Amerikë, aty ku jeton familja e tij.
Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot. Dal që sot, e lë. Kam inat me vete, o me e fitu o s’ka.
Shpati: Çfarë kushti i ke vënë vetes?
Luizi: O e fitoj o s’ka. Veç me e fitu. Kam thënë nëse e fitoj, do rri në Shqipëri, po nuk e fitova, avionin e në Amerikë.












