Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar një video që tregon punimet që po bëhen në Elbasan për Auto Moto Park-un e parë shqiptar.
Rama shkruan se ai po ngrihet me standartet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare”, shkruan Rama.