KQZ nuk ka regjistruar Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit. Komisioneri Celibashi ka njoftuar se kërkesat e dy grupeve të PD (Berishës dhe Alibeajt) nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet ne zgjedhje.
“Mos pranimin e Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën, për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e datës 14 majit 2023. Në përfundim PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor. Kjo vendimmarrje është në vlerësim ligjor të fakteve”, tha Celibashi.
Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësua se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton ende si kryetari i PD. Ndërkohë që kërkesa e grupit të Alibeajt u rrëzua nga Komisioneri pasi ajo nuk ishte nënshkruar nga kryetari Basha, por nga i deleguari i tij në këtë post, gjë që sipas Celibashit nuk është e ligjshme. Me pak fjalë, momentalisht KQZ nuk regjistron grupin e Alibeajt as grupin e Berishës me logon e Partise Demokratike.












