Është rënduar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet janë përfshirë në një kolonë të gjatë prej disa kilometrash.
Siç duket edhe nga foto e publikuar nga JOQ Albania, qarkullimi vijon me vështirësi dhe drejtuesit e mjeteve po përballen me vonesa të konsiderueshme.
Fluksi i lartë i automjeteve në këtë aks, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të lëvizjes për qytetarët që udhëtojnë drejt zonave turistike në Jug.












