Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhës është në hetim nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’. Lajmin e pohoi vetë Ndreu pasi u paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme ku dha shpjegime për rreth 1 orë.
“Zero shkelje procedurash, zero korrupsion e dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që të bëjmë trotuare dhe t’u shpëtojë jetën qytetarëve. Jemi në proces dhashë shpjegimet e mia. Shpërdorim detyrë në cilësinë e personit në hetim… Është kallëzim politik, nuk ka të bëjë më korrupsionin dhe as shkelje të barazisë në tendera”- tha Ndreu, pasi doli nga SPAK.
Kallëzimi ndaj Ndreut është bërë nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes Xhenjo. Ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe bashkia nuk kishte të drejtë që të kryente punime, pasi nuk është në varësi të saj, ndaj edhe kanë nisur hetimet.












