Gazetari, Bledi Mane ka vendosur që të largohet vullnetarisht nga shtëpia e Big Brother VIP.
Bledi ishte së fundmi në një lidhje telefonike për “Top Albania Radio”, ku tregoi dhe se kë shikon në finale.
“Ajo lojë ka tre luanë të vërtetë, Maestro, Luizi dhe Olta. Uroj me gjithë shpirt që të tre ti shoh në finale ndoshta do të kemi surpriza me ndonjë lojtar të ri. Ata të tre kanë energjinë dhe janë karaktere me gjithë mëkatet dhe meritat e tyre. Ata janë tempi i asaj shtëpie, i pafsha në finale, fituesin nuk e di”, u shpreh Bledi.