Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP, ku personazhi kryesor i kësaj shtëpie është shumë sëmurë.
Luiz Ejlli ka qëndruar për disa orë shtrirë në krevat pa folur me asnjeri. Ai u ka treguar dy banoreve se siç duket i është kthyer sëmundja e vjetër, pasi vuan nga stafilokoku. Më pas, Kiara ka kërkuar një vizitë mjekësore për Luizin në dhomën e rrëfimit, duke mos u treguar banorëve të tjerë.
I vetmi që e ka kuptuar këtë situatë ka qenë maestro, i cili ka dalë jashtë dhe i ka thënë Kiarës se paska ardhur një doktor për Luizin në shtëpinë e Big Brother, por kjo e fundit i ka kërkuar që mos të tregojë gjë tek banorët e tjerë. Pasi mori disa qetsues, Luizi ishte ne gjendje shendetesore me te mire dhe u çua pas mesnatës për tu bërë pjesë e lojërave të shtëpisë.