Pamje me të vërtet rtë turpshme vijnë nga Kuvendi ku deputetët e Berishës shkaktojnë serish kaos.
Deputetët e opozitës kanë nisur edhe ditën e sotme me skenarin e tyre të kaosit, teksa në Kuvendin e Shqipërisë pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024.
“Bjerini karriget. Ik ore komunist muti. Lëshoji karriget”, thonë deputetet e Rithemelimit.
Ajo që është parë ditën e sotme është numri i lartë i punonjësve të Gardës së Republikës. Aktualisht ministrat dhe deputetët socialist kanë zënë vendet e tyre, ndërkohë që opozita e Berishes ende nuk është paraqitur.












