Deputeti i PD, Bledion Nallbati ka bërë një deklaratë të turpshme duke pohuar se Edi Rama me marrëveshje e emigrantëve po e kthen “Shqipërinë në një hale të Europës”.
Nallbati është shprehur se askush nuk kishte dijeni për një marrëveshje të tillë ku duhet të kishte ndodhur e kundërta, pasi sipas tij, kjo cenon sigurinë e Shqipërisë.
“Askush nuk kishte dijeni për marrëveshjen e Ramës me Melonin për emigrantët dhe kur bëhet fjalë për diçka të tillë ku cenon sigurinë e Shqipërisë do të duhet të ishte e konsultuar me të gjitha institucionet përkatëse dhe të merrej vendimi në bazë të interesit të Shqipërisë dhe jo në interesin e Ramës pasi është e pafalshme të kthehet vendi në një hale të Europës dhe Italisë. Rama këtë e bën me mendimin që Europa të amnistojë të gjitha shkeljet dhe regjimin autoritar që ka ndërtuar në vend”, tha Nallbati.












