Deputeti i PD, Dashnor Sula habiti me parashikim për rezultatin e “11 majit”.
Jo vetëm sondazhet, por edhe Dash Sula e ka kuptuar që Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet madje tregoi edhe numrin e mandateve që do të marrë Rama gjatë mandatit të katërt.
“Nuk besoj se do të jetë ndonjë rezultat spektakolarë midis 71 dhe 75 do të jetë numri i mandateve që do të marr mazhoranca socialiste. PD është e dënuar me 10 vite heqje lirie, djegia e mandate që bënë në 2019 janë efektet që po jep tani“, tha Sula.












