Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zbuluar se Edi Rama po mungon në daljet e tij në punë për shkak se prej disa ditësh është sëmurë.
Duka bëri me dije se Rama për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm sot në mbrëmjen “gala” të organizuar nga FSHF-së për ndarjen e çmimeve për futbollistët më të mirë të vitit 2022 në Superiore.
“Shqipëria mund të organizojë evente të rëndësishme. Në këtë rast falenderoj kryeministrin dhe qeverinë shqiptare që u bashkua me Federatën e Futbollin per ndertimin e dy stadiumeve në Elbasan dhe Shkodër. Një faleminderim për kryeministrin Rama, i cili sot është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm. Në të njëjtën kohë dua t’i uroj shërim të shpejtë”, tha Armand Duka.












